75 Mall Live Search
16:12 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

25 kandidatët e PSD-së për deputetë, në garë edhe Shpend Ahmeti

 Në mesin e atyre që garon për një ulëse në Kuvendin e Kosovës është edhe kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti.

Besa Baftiu, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Frashër Krasniqi, Fisnik Ismajli, Visar Ymeri, Dukagjin Gorani e Shqipe Pantina po synojnë sërish pozitën e deputetit edhe për një mandat. Ata janë në mesin e 25 kandidatëve që kanë marrë besimin e Këshillit Drejtues të PSD-së për të kandiduar për deputetë.

Në bazë të listës që ka siguruar Gazeta Express, shihet se partia në krye me Shpend Ahmetin u ka dhënë hapësirë edhe prurjeve të reja. Vetëm tri ditë pas aderimit në PSD, ish-ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka marrë besimin e Këshillit Drejtues që të kandidojë për këtë pozitë.

Garës për t’u bërë deputete do t’i hyjë edhe zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.