75 Mall Live Search
10:26 / E Martë, 22 Mars 2022 / B O

25 mercenarë ia mësyejn ta vrasin Zelenskiyn, arrestohen nga shërbimet sekrete

Shërbimet sekrete ukrainase kanë parandaluar një atentat të mundshëm ndaj presidentit Volodymyr Zelensky.

Një grup diversantësh rusë, të udhëhequr nga një agjent i shërbimit sekret, u arrestuan në qytetin Uzhgorod në trekëndëshin kufitar midis Ukrainës, Sllovakisë dhe Hungarisë.

Përveç sulmit ndaj Zelenskiy në Kiev, urdhri i përafërsisht 25 burrave përfshinte edhe ekzekutimin e një sërë aktesh sabotimi në distriktin qeveritar dhe në pjesë të tjera të Ukrainës, shkruan Indeksonline.

Ata donin të pretendonin se ishin anëtarë të njësive territoriale të Ukrainës dhe të arrinin në Kiev në këtë mënyrë.

Skuadrat ruse të spiunazhit janë përpjekur disa herë që nga fillimi i luftës të depërtojnë në Kiev dhe të eliminojnë presidentin./Indeksonline/