75 Mall Live Search
22:37 / E Premte, 11 Shkurt 2022 / MSH

25 milionë dollarë për 200 palë atlete

Shtëpia e ankandit Sotheby’s ka shitur 200 palë atlete të dizenjuara nga i ndjeri Virgil Abloh për 25,3 milionë dollarë.

Ky është rekordi i ri për atlete, sipas Sotheby’s, që kishte vendosur çmimin fillestar për to në 3 milionë dollarë.

Versioni special i këtyre atleteve të Louis Vuitton dhe Nike “Air Force 1” ishin krijuar nga Abloh për sezonin pranverë-verë 2022.

Një zëdhënës i shtëpisë së ankandit tha për CNN se atletet kanë regjistruar rekord për fushën e modës.