20:35 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

25 mostrat që janë marrë nga familjarët dhe kontaktet e gruas nga Korisha, kanë dalë negative

Sot janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me COVID19, duke çuar kështu numrin e të infektuarve në Kosovë në 145.

Rastet pozitive janë raste kontakti, tre (3) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Gjakovë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, transmeton Indeksonline.

Pas këtij njoftimi të IKSHPK-së, ka reaguar përmes një postimi kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ai ka dhënë një lajm të mirë, derisa ka thënë se 25 mostrat që janë marrë nga e infektuara nga Korisha, kanë rezultuar negative.

Ky është postimi i Haskukës:

Sapo u informuam nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës që 25 mostrat që janë marrë nga familjarët dhe kontaktet e gruas nga Korisha, kanë dalur negative. Pra sot nuk ka infektime të reja nga virusi COVID-19 në Komuna e Prizrenit.

Ky është një lajm shumë i mirë, por sidoqoftë nuk duhet të relaksohemi ngase simptomet e virusit COVID-19 mund të shfaqen pas 2 jave. Prandaj ftoj qytetarët që të vazhdojmë t’i përmbahemi masave ashtu siç kemi bërë deri më tani!

Rri në shtëpi ?
Rri pastër?
Rri në distancë