75 Mall Live Search
23:26 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

25 raste të reja me covid19 në veri të Kosovës

Numri total i të prekurve me covid19 në vendin tonë ka shkuar në 561.

IKSHPK ka konfirmuar 51 raste të reja sot, prej tyre 25 janë nga komunat në veri të vendit.

Nga këto vendbanime janë të gjithë të prekurit sipas IKSHPK’së:

‘’Rastet pozitive janë raste kontakti, trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, nëntë (9) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, raste dhe Kosinë dy (2) raste), dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit:Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, tre (3) nga Vojnovc-Shtime, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë’’./Indeksonline/