75 Mall Live Search
14:35 / E Mërkurë, 06 Prill 2022 / OSH

25 të aksidentuar kërkojnë ndihmë mjekësore në QKUK

25 persona, të aksidentuar në trafik, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK- përkatësisht në Klinikën Emergjente, gjatë 24 orëve të fundit.


Brenda këtij intervali kohor, përpos tyre, në këtë klinikë janë trajtuar edhe 241 pacientë tjerë, nga ta 66 në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent).


Stafi mjekësor, ndërkohë, ka realizuar 49 vizita kirurgjike, gjersa në Dhomën e Shërbimit Internistik dhe Ortopedik kanë marrë shërbime mjekësore 129 pacientë.