19:53 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

25 vite bashkë, Michelle me dedikim prekës për Barack Obaman

Edhe pas 25 vitesh martesë, Michelle Obama ka një super dedikim për bashkëshortin e saj, në përvjetorin e martesës. Një ndër çiftet më të dashura në botë, festojnë sot një pervjetor të rëndësishëm të martesës së tyre.

Michelle ka zgjedhur një foto të vjetër nga dasma e tyre, ku të dy duken kaq të rinj dhe të dashuruar njësoj si sot me njëri-tjetrin. Ajo i shkruan Obama-s se edhe pas një çerek shekulli ai vazhdon të mbetet shoku i saj më i mirë.

“Gëzuar 25-vjetorin. Edhe pas një çerek shekulli, ti vazhdon të mbetesh shoku im më i mirë, dhe një njeriu më i jashtëzakonshëm që njoh. Të dua”,-shkruan Ish-Zonja e Parë.