16:50 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / AR

25 vite diferencë në moshë/ Aktorja rrëfen ‘sekretin’ e lumturisë në martesë!

Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas janë bashkë që 20 vite.

Në një intervistë, dyshja kanë zbuluar ‘sekretet’ se si të keni një martesë jetëgjatë, shkruan Indeksonline.

“Së parë, ne bëjmë shumë qejf bashkë! Im shoq është 25-vite më i madh se unë, ky s’është sekret. Dashuria konstante dhe respekti janë çfarë na mbajnë bashkë. Ne kurrë se kemi humbur sensin e humorit dhe shijojmë shoqërinë e njëri-tjetrit.”

“Ai dhe unë kalojmë shumë kohë bashkë sepse ndryshe nga çiftet e tjerë s’kemi patur kurrë një orar fiks pune. Ne ose jemi në punë, ose jemi pushim. Pra unë mund të punoj 16 orë në ditë, por edhe mund të jem gjithë ditën në shtëpi. Me pak fjalë, ka patur shumë kohë të lirë që të jemi vetvetja.”- vazhdoi Jones.

Dyshja janë martuar në vitin 2000, dhe janë prindër të dy fëmijëve.

Ata janë përballur me sëmundje të ndryshme gjatë këtyre viteve, por që i kanë qëndruar njëri tjetrit afër.

E kuptoni tani pse dëgjoni kaq shpesh fjalinë: “Dua dikë që t’më bëjë të qeshë”? Është sekreti i një martese të lumtur!/Indeksonline/