75 Mall Live Search
22:28 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

25 vjeçari i talentuar kosovar që po ngjet shkallët e suksesit në Amerikë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo rrallë herë suksesi është i lidhur edhe me fatin.

Këtë e dëshmon rrugëtimi në muzikë i 25 vjeçarit nga Kosova, Edon Molla.

Ai kishte ëndërra të mëdha në basketboll dhe marketing për çka edhe mbaroi studimet, ndërsa muzikën e kishte filluar vetëm si aktivitet për të larguar stresin nga këto të dyja.

Por një takim i rastësishëm dhe i shkurtër në ashensor me yllin e muzikës Roberta Flack, i ndryshoi jetën.