25 vjeçari që u nxor i gjallë pas 21 orësh nga rrënojat, i buzëqesh edhe një herë jetës
Klajdi Qato ai doli. Pas 21 orësh nën rrënojat e një hoteli të shembur në Durrës, 25-vjeçari është nxjerrë shëndoshë e mirë nga ekipet e shpëtimit.
I riu është në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht dramës që ka kaluar.
Në videon deri sa bëhet nxjerrja e tij, ai qëndron për disa momente në këmbë, ndërsa shfaqet i qeshur në ambulancë.

Nxjerrja e tij është pritur me lot gëzimi nga familjarët. I riu është fshehur nën krevat gjatë këtyre orëve.
Nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, kanë humbur jetën të paktën 24 persona, ndërsa rreth 600 të tjerë janë plagosur.