75 Mall Live Search
10:52 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

25 vjet burgim të akuzuarit për dhunimin dhe vrasjen e 11-vjeçarit, Kujtim Veseli

25 vjet burgim unik nga Gjykata e Prishtinës, i janë shqiptuar sot S.O., i akuzuar për vrasjen e 11-vjeçarit Kujtim Veseli nga Fushë-Kosova.

S.O., akuzohej edhe për veprën penale dhunim ndaj 11-vjeçarit.

Kujtimi Veseli që i përkiste komunitetit ashkali, u gjet i vdekur më 11 korrik, 2019, poshtë shkallëve të një objekti banimi në lagjen “Xhemajl Mustafa”, në Fushë-Kosovë.

S.O. akuzohet se kishte dhunuar vazhdimisht Kujtimin edhe para datës 11 korrik kur u gjet i vrarë.

Sipas shkresave të rastit, S.O., akuzohet se kishte dhunuar seksualisht Kujtimin edhe më 29 janar, 2019, për çka ishte denoncuar në polici nga babai i tij dhe nëna e viktimës.

S.O. ishte intervistuar vetëm pas 65 ditësh nga rasti i dhunimit, pra më 4 prill, 2019. Në këtë intervistë, S.O., pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën.