25 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Kurti: Mirënjohës liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, u shpreh mirënjohës ndaj liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira.
“25 vjet më parë, NATO filloi fushatën e saj të bombardimeve ajrore, një nga ndërhyrjet humanitare më të suksesshme në histori, e cila ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit”, shkroi a në X.
“Ne u jemi gjithmonë mirënjohës liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira, të cilët përdorën politikën për të mbrojtur njerëzimin”, tha Kurti.
25 years ago, @NATO began its aerial bombing campaign, one of the most successful humanitarian interventions in history, which stopped the unspeakable horrors of genocide. We are always grateful to the world leaders & the countries involved, who used politics to protect humanity. pic.twitter.com/WThJRbdCzK
— Albin Kurti (@albinkurti) March 24, 2024