75 Mall Live Search
10:30 / E Enjte, 11 Prill 2024 / G T

25-vjet nga rënia heroike, organizohet turneu “Njazi Rexhepi” në futbollin e vogël

Si çdo herë tjetër edhe këtë vit organizohet turne i futbollit të vogël për rënien heroike të dëshmorit të kombit “Njazi Rexhepi” nga fshati Sllatinë e Epërme në Komunën e Vitisë.

Edhe këtë vit pritet të ketë shumë klube të interesuara, kurse paraqitja e tyre bëhet deri më datën 20 prill, shkruan Indeksonline

May be an image of 2 people, people playing soccer, people playing football, people playing voleyball and crowd

Pjesëmarrja e ekipeve kushton 50 euro, kurse takimet e para zhvillohen nga data 22 prill, duke filluar nga ora 20:00 në fushën e shkollës në Sllatinë të Epërme.

Vendi i parë shpërblehet me 3 mijë euro dhe medalje, kurse vendi i dytë fiton 1 mijë euro.

Kujtojmë që finalja zhvillohet më 6 maj, e cila është edhe dita kur heroi i kombit, Njazi Rexhepi ndërroi jetë në Betejen e Kosharës.

Detajet e plotë i gjeni në foton më poshtë:

May be an image of 1 person, playing football, playing soccer and text