25-vjetori i themelimit të policisë, kryeministri Kurti duartroket në aktivitetin e organizuar në shesh (Foto)

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të themelimit, Policia e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme.
Në aktivitetet e parapara, të cilat kanë filluar të mërkurën dhe do të vazhdojnë deri në ceremoninë qendrore, e cila mbahet më 6 shtator, po marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete nga Kosova, rajoni dhe me gjerë.
Në sheshin “Zahir Pajaziti” janë prezantuar disa pajisje elektronike, si dronë e bllokues të frekuencave. Kjo e fundit shërben me qëllim që të pengojë ose bllokojë plotësisht çdo pajisje elektronike.
Kryeministri Kurti është parë në shesh duke duartrokitur aktivitetet që po mbahen aty për nder të themelimit të PK-së./IndeksOnline/


