75 Mall Live Search
20:04 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

250 pasgoditje të tërmetit! Xhaçka: Ende ka njerëz nën rrënoja

Në godinat e shembura vazhdon puna e kërkim-shpëtimit, pasi një numër qytetarësh rezulton të jenë ende të bllokuar ndërkohë qe për disa të tjerë nuk ka raportime nëse janë ndodhur apo jo në banesa, në momentin e lëkundjeve të tokës.

Deklarata e plotë e Olta Xhaçkës, ministre e Mbrojtjes:

Nata që kaloi ka qenë e vështirë dhe e di që sot, shumë qytetarë presin me shqetësim e frikë çdo të sjellë nata e sotme. Lutem per sa me shume gjakftohtësi te jete e mundur per te evituar cdo lëndim qe nuk vjen nga tërmeti por nga paniku.

Ne po bëjmë gjithçka mundemi, po bejme detyrën tone si qeveri per te adresuar situatën e renduar ne zonat te prekura nga tërmeti. I gjithë shteti është në këmbë duke nisur nga ekipet e kërkim shpëtimit, efektivë e ushtrisë e policisë, mjekët, prefektët, kryebashkiakët, deputetët, i gjithe kabineti qeveritar, dhe qindra e qindra qytetare qe jane solidarizuar duke dhene ndihmën e tyre te palodhur e mbështetjen e pakursyer.