253 qytetarë morën trajtim emergjent për 24 orë, në Spitalin e Pejës
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 253 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dje më 18 dhjetor 2019. Nga këta 32 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
12 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.
Analiza kanë kryer 260 pacientë që në total kanë kryer 3,969 analiza.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 6 lindje, 5 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.. /Indeksonline