18:04 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / Blerim

257 raste aktive në Vushtrri, 3 viktima brenda javës

Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, gjendja në Kosovë po vazhdon të jetë e rëndë.

Situatë aspak e mirë është në Komunën e Vushtrrisë.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli, përmes një postimi në FB ka treguar të dhënat për javën që lamë pas, derisa ka treguar se për 7 ditë kanë humbur jetën 3 persona.

Ky është postimi i tij:

Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, po e mbyllim edhe një javë tjetër me raportin javor për Covid 19.

Në këtë javë u diagnostikuan edhe 144 raste të reja në Covid 19, u shëruan 133 raste dhe humben jetën 3 raste. Aktualisht kemi 257 raste aktive.

Për të gjitha rastet aktive lutemi të sherohen sa ma parë, kurse familjeve që humben më të dashurit ju shpreh ngushllimet më të sinqerta.

Ju lutem respektoni masat parandaluese shpëtoni jetë, kemi humbur 6 qytetarë në 14 ditët e fundit, shifra që flasin vet për seriozitetin e situatës epidemiologjike!