75 Mall Live Search
11:18 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

26 njerëzit më të pasur në botë, kanë më shumë para se 3.8 miliardë persona të planetit

Pabarazia e pasurisë në mbarë botën është “jashtë kontrollit” dhe prek më së shumti gratë, ka paralajëmruar Oxfam.

Sipas tyre, varfëria është në një situatë kaq e keqe sa që 26 njerëz në mbarë botën janë më të pasur se 3.8 miliardë njerëz që përbëjnë gjysmën e popullsisë së botës.

Drejtori ekzekutiv i Oxfam, Winnie Byanyima tha: “Kjo nuk është e pashmangshme, kjo është e papranueshme. Përderisa kooroporatat dhe super-pasurit kanë fatura e tatime të ulëta, miliona vajzave iu mohohet arsimimi i mirë dhe gratë po vdesin për shkak të mungesës së kujdesit gjatë lindjes”./Indeksonline/