17:05 / E Martë, 04 Maj 2021 / C E

26 vjeçarja britanike vritet në Pakistan pasi që dy burra kërkuan dorën e saj

Një vajzë e re britaninke e diplomuar për drejtësi është mbytur në shtëpinë e saj me qera në Pakistan.

Sipas “Daily Mail” dyshimet e para për vrasjen e saj janë dy persona që po kërkonin të martoheshin me të.

Mayra Zulfiqar, 26 vjeçarja u gjet e vdekur në banesën e saj pasi katër sulmues thuhet se u futën në shtëpinë dhe dhomën e saj të gjumit.

Raportet lokale thonë se dy burra kishin konkurruar për dorën e Zulfiqar në martesë, duke ngritur dyshimin se vrasja mund të ishte një “krim pasioni”.

Zulfiqar kuptohet se është zhvendosur në Pakistan nga Britania e Madhe rreth dy muaj më parë, ku ajo kishte studiuar Master në Drejtësi në Universitetin e Londrës Perëndimore, sipas profilit të saj në LinkedIn.

Ajo ishte zhvendosur nga Londra në Pakistan pasi kishte marrë pjesë në dasmën e një shoqeje në vend dhe kishte vendosur të qëndronte.

Prindërit e dëshpëruar të viktimës kuptohet se po udhëtonin për në Pakistan pasi u thanë për vdekjen e vajzës së tyre.

Sipas  Urdu Independent , xhaxhai i viktimës – Mohammad Nazeer, i cili kishte vizituar mbesën e tij disa ditë më parë paraqiti një raport të incidentit të parë (FIR) në polici, duke akuzuar dy burra që qëndronin pas vrasjes së mbesës së tij. /IndeksOnline/