08:37 / E Premte, 12 Korrik 2019

26 vjeçarja gati të humbë dorën për shkak të tatuazhit këna që i shkaktoi djegie

Brooke Cannafort, 26 vjeçare nga Melbourne ishte duke vizituar fshatin Aswan në Egjipt, kur vendosi të bëjë një tatuazh këna nga një grua.

Disa orë pasi e bëri tatuazhin në dore, ajo ndihej keq. Ajo filloi të mos i ndjejë gishtat e saj derisa kishte edhe dhimbje, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ajo vizitoi një mjek, të cilët e diagnostifikuan me djegie të rëndë kimike, faza e dytë ose e tretë.

Asaj iu deshën tri javë që plagët t’i shëroheshin.

Mjekët kanë paralajmëruar familjet që udhëtojnë jashtë shtetit për të qenë të vetëdijshëm për rreziqet që rrethojnë këna. 

Fëmijët mund të marrin tatuazhe të përkohshme të këna, por ndryshe nga Australia, përbërësit në ngjyrë mund të çojnë në reagime ekstreme. 

Këna e zezë me bojë është e njohur për të shkaktuar djegie pasi ato përmbajnë një përbërës të quajtur paraphenilenediamine (PPD). 

PPD është përdorur kryesisht në ngjyrosjen e flokëve dhe është jashtëzakonisht toksike për lëkurën duke rezultuar në djegie kimike./Indeksonline/