26-vjeçarja mban maskë me diamante dhe rrezikon të vdesë, arsyeja është pikëlluese
Një mësuese detyrohet të mbajë një maskë në fytyrë sa herë që del nga shtëpia pasi ndryshe mund të vdesë. Hannah Evans, 27 vjeç, merr 100 tableta në ditë për të luftuar tre lloj sëmundjesh të rralla që e bëjnë atë të ketë një imunitet shumë të dobët.
Një nga sëmundjet quhet çrregullim i aktivizimit të qelizave në masë (MCAD) ,dhe i mposht aq shumë imunitetin sa dhe mikrobet nga një teshtimë e një personi, mund t’i rrezikojnë jetën.
Ajo gjithashtu vuan edhe nga një sindromë që quhet Ehlers-Danlos si dhe nga takikardia postural. Nga këto sëmundje ajo tashmë vuan edhe nga pneumonia e cila ka avancuar aq shumë saqë mund t’i rrezikojë seriozisht shëndetin dhe t’i dëmtojë organet e tjera. Hannah në çdo dalje të saj mban një maskë, të cilën e ka dizenjuar me disa diamante për ta zbukuruar sado pak, në mënyrë që të shmangë çdo mikrob të mundshëm që qarkullon në ajër.
Ndonëse ka gjithë këtë shqetësim, britanikja ka treguar për Daily Mail, se shpesh është sulmuar dhe ofenduar nga njerëzit të cilët e kanë tallur për maskën, ose e kanë larguar nga shoqëria pasi kanë dyshuar për ndonjë sëmundje ngjitëse.