75 Mall Live Search
14:59 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

26 vjeçarja nga Drenasi vuan nga një sëmundje e rrallë, ka nevojë për ndihmën tuaj

Një 26-vjeçare nga Komuna e Drenasit, është prekur nga një sëmundje e rrallë dhe shërimi i saj kushton shumë.

Me pamundësi financiare, familja e 26 vjeçares Drenusha Demaj, po kërkon ndihmë që të mbledhen fondet e nevojshme për shërimin e saj.

Drenusha është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë të enëve të gjakut, e cila i ka prekur melçin dhe trajtimi i saj jashtë vendit kushton 250 mijë euro.

Për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë Drenushën të dhënat i gjeni më poshtë.