75 Mall Live Search
09:08 / E Diele, 04 Maj 2025 / Gj. Sh

26-vjeçarja u sulmua me guri në kokë sa ishte në tren, policia jep detaje

Një grua ka raportuar në polici se derisa ka qenë duke udhëtuar me tren në drejtimin Prishtinë – Pejë, dikush ka hedhur gurë në drejtim të trenit duke e qëlluar në kokë.

Në raproton 24 orësh policia e Kosovës ka dhënë detajet e fundit rreth këtij rasti.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Fsh. Grabovc, Obiliq 03.05.2025 – 17:51. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke udhëtuar në tren (drejtimi Prishtinë–Pejë), dikush ka hedhur një guri në drejtim të trenit, ku ankuesja është qëlluar në kokë. Viktima pas pranimit të trajtimit mjekësor është liruar. Rasti në hetime.”, thuhet në njoftim.