26 vjet liri, Ambasada e SHBA-së: Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka kujtuar hyrjen e NATO-s në Kosovë 26 vjet më parë, pas bombardimeve të suksesshme të caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi.
Duke shënuar 12 qershorin e ’99-s si një pikë kthese, ambasada thotë se nderon qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
“Sot shënohen 26 vjet që kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke sjellë shpresë, siguri dhe një rrugë drejt paqes. 12 qershori 1999 ishte një pikë kthese – një pikë që u lejoi familjeve të zhvendosura të ktheheshin dhe komuniteteve të fillonin rindërtimin. Në këtë përvjetor, ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe prosperitet” thuhet në postimin e ambasadës./IndeksOnline/
Today marks 26 years since NATO forces entered Kosovo, bringing hope, security, and a path to peace. June 12, 1999, was a turning point—one that allowed displaced families to return and communities to begin rebuilding. On this anniversary, we honor the resilience of the Kosovan… pic.twitter.com/5Wt3b1l5Bf
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) June 12, 2025