75 Mall Live Search
07:41 / E Premte, 02 Maj 2025 / Z S

26 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Këtë të martë u bënë 26 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.

Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.

Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për në Shqipëri.

Çështja e masakrës së Vushtrrisë u ngrit edhe gjatë një procesi gjyqësor ndaj gjeneralit serb Vlastimir Gjorgjeviq. Gjorgjeviq u dënua me 27 vjet burgim.

Kjo ditë do të kujtohet sot me një akademi përkujtimore në Studime./Indeksonline/