75 Mall Live Search
08:04 / E Martë, 15 Prill 2025 / AR

26 vjet nga masakra në “Lagjen e boshnjakëve”

Sot bëhen 26 vjet që kur kriminelët serbë vranë 23 civilë të pafajshëm në “Lagjen e boshnjakëve” në Mitrovicë.

Më 15 prill 1999, forcat serbe pasi kishin mbledhur rreth 80 persona në shtëpinë e Mustafë Sahitit, kishin nisur torturimin e tyre dhe vranë 23 shqiptarë në gjithë lagjen.

Shtëpia në të cilën ndodhi masakra tashmë është shndërruar në muze.