75 Mall Live Search
08:10 / E Enjte, 17 Prill 2025 / FR

26 vjet nga masakrat në Poklek dhe Çikatovë

Sot bëhen 26 vjet nga masakrat në fshatin Poklek i Vjetër dhe në Çikatovë të Vjetër Komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75-vjeçar.

Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën.

Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.