75 Mall Live Search
15:50 / E Diele, 20 Mars 2022 / LB

26 xhiro të luajtura, kështu duket tabela e Superligës së Kosovës

Barazimi i Gjilanit me Malishevë, fitorja e Dritës ndaj Prishtinës dhe triumfi i Ballkanit ndaj Drenicës kanë bërë që Superliga e Kosovës të vazhdojë të jetë një kampionat shumë interesant edhe më tutje.

Lufta për titull të kampin vazhdon të jetë e ngushtë edhe pse Ballkani ka shfrytëzuar shumë mirë barazimin e Gjilanit për të krijuar epërsi prek katër pikëve pas fitores ndaj Drenicës me rezultat 2-0.

Malisheva nga ana tjetër po vazhdon me paraqitje të mira dhe është ngjitur në vendin e katërt me 33 pikë.

Kjo është renditja tabelare pas javës së 26-të:

Ballkani 54 pikë

Gjilani 49

Drita 46

Llapi 41

Malisheva 33

Prishtina 32

Drenica 32

Dukagjini 29

Ulpiana 24

Feronikeli 12