268 pacientë morën trajtim emergjent, dje, në spitalin e Pejës
268 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dje më 2 tetor 2019, në Spitalin e përgjithshëm të Pejës. Nga ta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.
13 operacione janë kryer gjatë 24- orëve të fundit.
Analiza kanë kryer 268 pacientë, kurse në total janë kryer 4.100 analiza.
Gjatë 24- orëve të fundit kanë qenë 3 lindje, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnja, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 i gjinisë femërore. /Indeksonline/