269 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 269 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 4.492 personave të dyshuar për koronavirus.
Sipas të dhënave të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, derisa numri i të shëruarve është 25.
Në këtë raport nuk është bërë i ditur numri i të vaksionuarve.