16:16 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / LB

27 404 raste aktive me Covid në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 27 404 raste aktive me Covid.

Kjo ministri ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 1 894 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 1 354 persona.

“Nga 14.284 testime, 1 894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 22 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1 354 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117 011. Në total numri i rasteve aktive është 27 404”, ka njoftuar MSh-ja.