75 Mall Live Search
20:53 / E Hënë, 10 Janar 2022 / AR

“27 makina janë në terren”, Zogaj jep informacione për kryeqytetin

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka dhënë informacione për pastrimin e rrugëve nga bora.

Ai tha se gjatë gjithë ditës kanë qenë në terren dhe se gjenden akoma.

Po ashtu, Zogaj njoftoi se janë të angazhuara me 27 makina për të pastruar rrugët.

“Gjatë gjithë ditës kemi qenë dhe jemi në terren! Kompanitë e pastrimit janë të angazhuara me 27 makina për të pastruar rrugët nga bora. Ju lusim për kujdes të shtuar në trafik. #Prishtina”, ka njoftuar ai./Indeksonline/