75 Mall Live Search
07:17 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

27 pallate dhe 163 shtëpi në Durrës janë të pabanueshme nga tërmeti

Bashkia e Durrësit ka publikuar listën e të gjithë pallateve dhe banesave të pabanueshme në Durrës, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.

Sipas kësaj liste 27 pallate dhe 163 banesa janë të pabanueshme.

Në fakt pjesa më e madhe e këtyre objekteve janë shkatërruar thuajse plotësisht.