75 Mall Live Search
16:24 / E Enjte, 14 Maj 2026 / H F

27 vite nga vrasja makabre e mjekut të famshëm popullor, Sylë Vrellës dhe gruas së tij

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Dreshaj, ka përkujtuar 27-vjetorin e vrasjes së mjekut të njohur popullor, Sylë Vrellës dhe bashkëshortes së tij, Xufe Dreshaj, të cilët u vranë gjatë luftës në Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Dreshaj ka kujtuar se më 27 vite më parë, në Lugun e Butë, ushtria e serbe kreu një nga krimet e shumta ndaj civilëve shqiptarë.

“Sot 27 vjet në Lugun e Butë ushtria e rregullt serbe kreu një nga krimet e shumta të luftës. Sylë dhe Xufe Dreshaj u vranë vetëm pse ishin shqiptarë dhe po jetonin e gjallnonin në trojet e tyre. Krimet ndaj tyre si edhe shumë të tjera s’janë zbardhur asnjëherë.Lavdi baca Sylë dhe nëna Xufë.Do të jetojmë gjithmonë me kujtimet për ju”, ka shkruar ai.

Njoftimi i tij i plotë: