21:41 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

27 vjeçari akuzohet se vrau foshnjën tre javëshe me thikë dhe i plagosi rëndë nënën

Andrei Stefan është foshnja tre javëshe, e cila u godit me thikë për vdekje në Wallsend.

Foshnja vdiq në spital katër ditë pas sulmit në shtëpinë e tij në Hoëdon.

Plagë të rënda ka marrë edhe nëna e foshnjes, e cila tani është duke u shëruar në spital.

Identiteti i foshnjës ishte mbrojtur me një vendim gjykate, shkruan Daily Star- transmeton Indeksonline.

“Ky është një rast shumë i trishtuar. Ne po  për flasim fëmijë tre javësh që është i ndjerë”, ka thënë gjykatësi Bernard Begley.

Ende nuk dihen saktësisht arsyet e këtij sulmi të tmerrshëm.

Denis Beytula, nga Portland Close, është akuzuar për dy akuza për vrasje në tentativë.

27-vjeçari u paraqit në Gjykatën e North Tyneside Magistrates ‘të enjten e kaluar.

“Një njeri është akuzuar në lidhje me rastin dhe ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës (CPS) ndërsa çështja ecën përpara.”./Indeksonline/