75 Mall Live Search
00:04 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

27 vjeçarja akuzon shoferin për përdhunim, policia zbulon detajin interesant!

Një 27 vjeçare kishte kaluar natën klubeve me disa shoqe, dhe pastaj në shtëpi ishte kthyer me taksi.

E njëjta, me të mbërritur në shtëpi kishte kontaktuar policinë për tu thënë se gjatë rrugës taksisti e kishte ndaluar për ta përdhunuar.

“E pashë që nuk shkoi andej nga e kisha shtëpitë. Po dridhesha. Ai e ndaloi makinën dhe erdhi drejt meje. Nisi të më shkaktojë shumë dhimbje që të kryente marrëdhënie me mua. Kisha shumë frikë dhe nuk e largoja nga trupi. Nuk kisha zë të bërtisja. Doja vetëm të mbaronte sa më shpejt”, kishte deklaruar vajza në polici.

Por, kësaj radhe fati ishte tek taksisti falë teknologjisë së avancuar.

Falë gjurmuesit satelitor në makinë, u vërtetua shumë shpejt që taksisti nuk kishte ndaluar fare, siç kishte thënë vajza, dhe as nuk kishte ndërruar kursin por e kishte çuar drejt e në shtëpi.

Policët thonë që po të mos kishte qenë për gjurmuesin, taksisti mund të kishte përfunduar në burg për shumë kohë. Vajza tani po gjykohet për kallëzim të rremë./Indeksonline/