21:34 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

27 vjeçarja bashkëjeton me 54 vjeçarin, thotë se vitet janë vetëm numra për të

Një grua 27 vjeçare “e cila duket si adoloshente”  është në lidhje me të dashurin e saj 54 vjeçar, i cili nga të tjerët shpesh herë etikohet si gjyshi i saj.

Robert Owen Sr, 54 vjeçar dhe Ada Olszewska, 27 vjeçare që të dy nga Illinois janë takuar në mars të 2018-s, permes Facebook-ut.

Ai ka një fëmijë nga  martesa e tij e parë, por në 2019 ai dhe Ada janë bërë prindër të djalit të tyre, të cilin e quajnë Kodi.

Ada mësohet të ketë thënë që kjo është lidhja më e mirë që ajo ka pasur ndonjëherë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ajo ka thënë se si njerëzit e tjerë mendojnë që ai është babëgjyshi i saj.

Tutje, Ada ka treguar se familja dhe shoqëria nuk e kishin mirëpritur lidhjen e saj me Robertin, pikërisht për shkak të diferencës në vite.

Ajo duket shumë e re ndërsa ai duket sikur të jetë babëgjyshi i saj.

Sipas saj vitet janë thjeshtë numër dhe nuk paraqesin problem për suksesin e një lidhje.

Ajo ka inkurajuar këdo që dëshiron të filloj një lidhje me një person të moshuar që të mos hezitojë, pasi që vitet janë vetëm numra në mendje, janë mendja, trupi dhe shpirti që duhej të lidhnin dy njerëz./Indeksonline/