27 vjet më parë, Totti debutonte te Roma si një 16 vjeçar

Kishin mbetur edhe tre minuta lojë dhe Roma falë golave të Canigga dhe Mihajlovic, po fitonte 2:0 në fushën e Brescias.
Vujadin Bosokov, trajner i Romës, shikon nga bankina dhe vendos të bëjë një zëvendësim.
Ai djalë 16 vjeç e gjysmë, një ditë më parë kishte luajtur për të rinjtë e Romës, ku edhe kishte shënuar.
Ishte 28 marsi i vitit 1993, kur në stadiumin ‘Rigamonti’, në fanellën e Romës po debutonte Franceso Totti.
Ai tani, gjithë karrierën e kaloi te Roma, duke u shndërruar në një legjendë për këtë klub.
Me 785 ndeshje dhe 307 gola, Totti konsiderohet si futbollisti më i madh në histori të Romës.
Në vitin 2017 u pensionua nga futbolli, me një titull të Serie A të fituar dhe një kupë të botës me Italinë.