75 Mall Live Search
07:39 / E Enjte, 14 Maj 2026 / F.R

27 vjet nga masakra e Qyshkut, ku u vranë 44 civilë shqiptarë

Sot përkujtohet 27-vjetori i masakrës së Qyshkut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku forcat serbe vranë dhe masakruan brutalisht 44 civilë shqiptarë.

Ngjarja e 14 majit 1999 mbetet një nga shumë tragjeditë që ndodhën gjatë asaj periudhe të luftës në Kosovë.

Në këtë fshat, i cili u shkatërrua pothuajse tërësisht, u dëbuan mbi 400 banorë civilë, ndërsa shtëpitë u dogjën dhe u rrafshuan me tokë.

Në Qyshk, sipas dëshmive dhe raporteve, janë kryer edhe krime të tjera të rënda, përfshirë dhunime dhe plaçkitje, para se të ekzekutoheshin viktimat dhe të shkatërrohej fshati.