22:55 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Legjenda e Ukrainës qëllohet tri herë me armë (Video)

Oleksandr Shovkovskiy, që ka koleksionuar 92 ndeshje me kombëtaren e Ukrainës, ka publikuar një video tronditëse në Facebook, ku shihet një grua që i qëllon me armë nga ballkoni.

Ish-portieri i Dinamo Kiev, gjithmonë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shpjeguar atë që ka ndodhur: 43-vjeçari ukrainar ka rrëfyer se ka shkuar të marrë vajzën, lindur nga marrëdhënia me ish-gruan e tij, nga e cila është ndarë në 2015-ën.

Ish-vjehrra, pasi i ka thënë të largohej nga prona dhe e ka goditur me gurë, ka qëlluar tri herë në drejtim të tij. “As vajza dhe as mamaja e saj nuk ishin në shtëpi. Ishte vetëm Alenova Lyubov Pavlovna, mamaja e ish-gruas sime, që është dënuar disa herë për varësi ndaj alkoolit dhe që ka dhunuar vajzën time”.

“Në fillim më ka goditur me gurë dhe më pas ka qëlluar drejt meje me një pistoletë. Ka qëlluar tri herë. Komshinjtë kanë ardhur në ndihmën time. Kërkoj këshilla se çfarë duhet të bëj në një rast të tillë, të njoftoj policinë që ta arrestojnë? Kam frikë se vajza ime jeton me një njeri agresiv dhe të armatosur. Unë nuk kam kontakte me fëmijën”, ka denoncuar ish-portieri në Facebook.