28 aksidente dhe afër 1 mijë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 28 aksidente trafiku.
Nga ky numër, 16 kanë qenë me të lënduar, përderisa 12 të tjerë pa të lënduar.
Fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet.
Ndryshe, gjatë kësaj periudhe policia ka shqiptuar 967 tiketa trafiku./Indeksonline/
