28 aksidente ndodhën dje në Kosovë
Ditën e djeshme në Republikën e Kosovës kanë ndodhur 28 aksidente trafiku, në 10 prej të cilave kanë pësuar edhe njerëzit.
Po ashtu, dje Policia e Kosovë ka shqiptuar 1317 tiketa trafiku, kurse janë arrestuar 17 persona, prej të cilëve 8 persona janë në mbajtje.
Rikujtojmë që kohën e fundit numri i aksidenteve në Kosovë është shtuar goxha, duke pasur edhe numër të madh të viktimave në njerëz./Indeksonline/