22:36 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / Ç.Q

28 futbollistë të nominuar për çmimin “Futbollisti më i mirë në shekullin e 21-të”

“Globe Soccer Awards” ka publikuar listën e nominimeve për çmimin “Futbollisti më i mirë në shekullin e 21-të”.

Dy kandidatët kryesor për ta fituar këtë çmimi padyshim janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, transmeton Indeksonline.

Pjesë e nominimeve është befasisht futbollisti i PSG-së, Kylian Mbappe.

Më poshtë keni listën e futbollistëve të nominuar: Andrea Pirlo, Andres Iniesta, Andriy Shevchenko, Arjen Robben, Cristiano Ronaldo, David Beckham, Fabio Cannavaro, Francesco Totti ,Frank Lampard, Gianluigi Buffon, Iker Casillas, Kaká, Kylian Mbappé, Lionel Messi, Luka Modric, Luís Figo, Manuel Neuer, Mohamed Salah, Neymar, Philipp Lahm, Robert Leëandoëski, Ronaldinho, Ronaldo, Sergio Ramos, Steven Gerrard, Xavi, Zinedine Zidane, Zlatan Ibrahimovic./Indeksonline/