28 mijë e 216 persona ishin të dyshimtë për COVID-19, kurse ky është numri aktiv i të infektuarve!

Nga 493 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren mbrëmë u konfirmuan 216 raste të reja me virusin COVID-19.
Numri total i të prekurve me këtë virus ka shkuar në 4 mijë e 931, nga 28 mijë e 216 persona të dyshimtë.
102 persona humbën jetën nga infektimi me këtë virus, ndërsa numri aktiv i atyre që janë konfirmuar të kenë virusin COVID-19 është 2 mijë e 562 qytetarë të Kosovës, transmeton Indeksonline.
Por nga të gjithë këta që u infektuan nga koronavirusi, numri i të shëruarve gjithsej është 2 mijë e 267 raste.
Komuna më e prekur nga virusi gjatë javëve të fundit është Prishtina, ku vetëm mbrëmë janë konfirmuar 115 raste të reja.
Duhet përkujtuar që IKShKP dhe institucionet përgjegjëse të Kosovës kanë vazhduar të kërkojnë nga qytetarët që të bartin maska, të mbajnë distancë dhe të mbajnë higjienën personale në mënyrë që të mbrojnë veten, familjarët dhe gjithë shoqërinë që fundi i këtij virusi të jetë paksa më i lehtë./Indeksonline/