75 Mall Live Search
16:50 / E Diele, 28 Nëntor 2021 / AR

28 Nëntori, Hoxhaj shkruan për liderët e UÇK-së që gjenden në Hagë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj në këtë 28 Nëntor ka shkruar për liderët e UÇK-së që gjenden në Hagë. 

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se edhe ky nëntor na gjeti pa udhëheqësit kryesorë të luftës, të cilët, siç u shpreh Hoxhaj, nën flamurin kuq e zi dhe nën emblemën e UÇK-së i prinë luftës për lirinë e Kosovës. 

“Pa Presidentin Hashim Thaçi, pa kryetarin Kadri Veseli, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Sali Mustafën, festa është e paplotë.”, ka shkruar ai. 

Tutje, Hoxhaj tha se edhe në këtë 28 Nëntor, ata po akuzohen e po mbahen padrejtësisht. 

“Lufta e tyre, lufta e UÇK-së ishte e pastër, ishte luftë për mbrojtjen e qenësisë sonë dhe asgjë e askush nuk mund ta njollosë atë.”, ka përfunduar shkrimin e tij, derisa ka shpërndarë edhe një fotografi të ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veselit.