75 Mall Live Search
16:45 / E Martë, 06 Shtator 2022 / A. M.

28 organizata e sindikata bëhen bashkë, kërkojnë nisjen e dialogut social mes Qeverisë dhe Sindikatave

28 organizata, sindikata e federata kanë një kërkesë për Qeverin e Kosovës dhe BSPK-së, ata kërkojnë që të nisin dialogun social. “Konzorciumi për të Drejtat e Punës, i përbërë nga 28 organizata, sindikata dhe federata sindikale anëtare, i bënë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) që të fillojnë dialogun social”, thuhet në komunikatë.

Këto organizata mendojn se zgjidhja e kësaj situate është dialogu social mes dy palëve.

Konsorciumi për të Drejtat e Punës është themeluar dhe ka për qëllim që të avokojë për ndryshime në legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punës duke përfshirë Ligjin e Punës, Ligjin e Inspektoratit të Punës, Ligji i Pagave dhe aktet e tjera nën-ligjore të ndërlidhura me të drejtat e punës dhe punëtorëve në sektorin publik dhe privat, gjithashtu të ndikojë ose lehtësojë dialogun social në mes të sindikatave dhe insitucioneve relevante të cilat janë përgjegjëse për krijimin e politikave dhe kushteve më të mira për punëdhënësit dhe punëmarrësit”, thuhet në komunikatë.