23:56 / E Enjte, 02 Janar 2020 / indeksADMonline

28-vjeçari, Genc Gara, do të varroset nesër në Prishtinë

28- vjeçari, Genc Gara do të varroset nesër në orën 14:00 në varrezat e Prishtinës në “Arbëri”, bëjnë të ditur familjarët e tij.

Genci, u godit ditë më parë nga një veturë në Fushë-Kosovë dhe plagët ishin të papërballueshme për të, shkruan Indeksonline.

Ai qëndroi disa ditë në koma, mirëpo nuk u rikthye dot në jetë!

Genci, njëherësh ishte edhe student i dalluar në Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji.