13:00 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

28 vjeçarja humb 26 kilogramë në 6 muaj pas lindjes, vetëm duke qëndruar në shtëpi (Foto)

Wilda Fox ishte si shumë gra tjera para se të sillte në jetë djalin e saj- ishte e kënaqur me peshën e saj dhe trupin e saj.

Por, pasi lindi fëmijën e saj të parë, trupi i saj ndryshoi shumë.

Megjithatë, ajo arriti që përmes një diete dhe stërvitjeve të humbë 26 kilogramë në gjashtë muaj, duke e bërë atë me një fizik të mirë, për të qenë krenar.

Kështu, 28 vjecarja nga Melburni ka zbuluar për FEMAIL saktësisht se si humbi peshë- duke mos dal nga shtëpia, duke punuar pa pajisje të fitnesit dhe duke përfituar të ndaj më shumë kohë për djalin e saj, Harle, transmeton Indeksonline.

“Kur mbeta shtatzënë e dija se duhej të haja shëndetshëm dhe se  nuk isha në gjendje më të vazhdoja sasinë e stërvitjes që kisha bërë”.

Kështu fillova me stërvitje në shtëpi, për të qëndruar në formë edhe pas lindjes.

“Doja të bëja gjëra në banesë që të mund të bëja ushtrime pa ndonjë pajisje apo trajner. Squats, burpees, vrapimi në vend. Ndërsa këto ushtrime që i bëra gjatë shtatzënisë arrita përparim, unë vazhdova me to edhe pas lindjes./Indeksonline/