28 vjetori i Epopesë së UÇK-së, nesër mblidhet Qeveria
Nesër do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Kosovës, për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kjo mbledhje do të mbahet me fillim nga ora 09:00.
Në njoftim thuhet gjithashtu se nga ora 12:00, kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë./Indeksonline/

