15:09 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

285 raste vetëm në Prishtinë, pasohet nga Gjakova e Fushë Kosova

Në mbarë vendin janë shtuar rastet e të prekurve me Covid-19. Vetëm në Prishtinë sic njofton IKSHk, janë 286 raste, duke u pasuar nga Gjakova e Fushë Kosova, raporton IndeksOnline.

Më poshtë e gjeni të plotë me listën e secilit qytet vec e vec ku pasqyrohet numri prej  546 rasteve me Covid:

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, komuna Gjakovë 37 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Prizren 28 raste, komuna Ferizaj 27 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Obiliq 12 raste, komuna Rahovec 12 raste, komuna Vushtrri 12 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Deçan 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Malishevë 8 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Kllokot.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!